click on number to change image or wait 5 sec. to be changed automatically
"Paraqitja e Besim Lutollit ėshtė akt, besim i besimit qė tė bukurėn ta gjejė nė botėn jolėndore, midis formave dhe trajtave abstrakte, thellė nė dimensionin imanent tė ngjyrave tė harmonizuara dhe tė pėrjetuara me njė theks fare tė theksuar estetik. Sido qė tė jetė, ėshtė fjala pėr njė autor qė ka gjetur univerzin e vet krijues qė premton shumė."

Mustafa Ferizi, piktor dhe kritik i arteve pamore, tetor 1997.



Besim Lutolli ėshtė piktorė i orientimit abstrakt pamor, por pikturėn e punon me shpirt e mendje, ashtu si kėrkojnė ligjet parimore estetike tė raporteve figurative, dritės e hijės, koloritit tė ngrohtė e atij tė ftohėt, formės dhe hapsirės.
Posedon njė nerv piktural tė veqantė, njė botė tė vetėn pikturale, tė cilėn me ndiesi pėr fakture e ritėm e shtresėzon nė nuanca vibruese pikturale.
Shenjat e pikturės sė kėtij autori janė simbole tė ndėrdijshme, asociacione, reminishenca, emocione, meditime, botra figurative interesante dhe shprehimore.
Koloriti intenziv shquhet me tonet lazurore karakteristike.

Nebih MURIQI, Piktor dhe kritik i arteve pamore, Prishtine Mars 2001



E para qė mė binte ndėrmend gjatė shikimit tė pikturave tė Besim Lutollit ishte se sa e pashpirtė ėshtė gjeometria. Se sa ėshtė i pakuptimtė projeksioni i formave tė pėrsosura gjeometrike, me ftohtėsinė e akullt tė tij. Madje edhe sa do tė ishte gjeometria e dėmshme sikurse tė mos egzistonte edhe imagjinata artistike dhe loja e saj e cila do t'I rirenditė dhe ristrukturojė ato forma.
Besim Lutolli merr guximin qė tė ballafaqohet me pėrsosmėrinė gjeometrike dhe asaj t'I jep domethėnie tjetėr, qė atė ta zhvendosė nė njė sferė tjetėr nė tė cilėn gjithēka merr frymė ndryshe, atje ku nė tė vėrtet, ato nuk janė qėllim por vetėm mjet pėr tė arritur drejt trajtave tė synuara kompozicionale.
Nė kėtė jogjeometri, shkėndijojnė menjėherė shqetėsimet e amshueshme tė papėrsosmėrisė njerėzore. Por vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė arrijmė drejt lavdisė sė shpėtimit njerėzor, qoftė edhe perms pėrftyrimit artistik.
Nė projeksionin artistik, atje dhe vetėm atje, ku mund tė mbrohet dinjiteti johyjnor njerėzor. Ngjyrimi i kėsaj ndjenje nuk ėshtė fare i lehtė. E kėtė e dėshmojnė pikturat e Besim Lutollit, nė tė cilat shpeshėherė loja me ngjyra shpien drejt ngarendjes pėr gjetjen e domethėnies sė dinjitetit tė kėsaj papėesosmėrisė nė kuadėr tė atyre kompozicioneve. Ky gjakim i pandalshėm njerėzor krijon pėrshtypjen se ato piktura nuk janė pėrfundimisht tė mbėshtetura, ēka reflektohet nė kompozicionet tejet sensibile dhe fragjile. Duket se vetėm njė puhizė e lehtė nėpėr to, do t'i shkapėrdedhte dhe do t'ua humbte gjurmėt.
Po themi se kėto kompozicione janė tė kėrcėnuara se pėr arsye se brenda tyre format kanė humbur atė ngulitjen primare nė perspective. Kėtu thuase sakrifikohet gjithēka vetėm pėr hir tė lojės me ngjyra, pėr shpėrthimin magjik tė fuqisė kuptimsuese imagjinare qė stėrthekson nuancat dhe tonet e ashpra frikėsuese e kėrcėnuese ndaj trajtave, me ēka ato humbin drejtėpėrdrejtshmėrinė e pėrspektivave tė strukturimit lėndor. Kjo p.sh. ngjan atėherė kur e kuqja zbutet sikurse gjaku kur tretet me ujė, qė sugjeron frikėn  nga koagulimi apo ngurtėsimi, frikėn nga kėrcėnimi i asaj ploje tė madhe kapėrdirėse qė erret pėrherė nė kompozicionet e Besim Lutollit. Arritja e efektit ėshtė e plotė nė kėtė kontrast ekuilibrues. Aty ku del rastėsisht ndonjė trajtė mė konkrete, Besim Lutolli e pėrēudon perms gjesteve tė imta pikturale, pėr tė shenjuar protesėn dhe paknaqėsin e tij me ēfarėdo dekorativiteti.
Shfuqizimi lėndor i trajtave nga shkrirja dhe derdhja e atyre formave tė lėngshme, sygjeron tendencėn e rikthimit nė preformat, nė trajtat burimore tė ēdo gjėje, nė atė kaosin mitik hesiodian, ku gjejmė zanafillėn e ēdo gjėje. Atje ku janė rrėnjėt e rikėrkimit tė pėrhershėm kompozicional tė trajtave - atje prej nga duhet tė nisemi. Besim Lutolli e ka ndėrmarrė kėtė nismė.

Astrit Salihu, Publicist, Prishtinė Shtator 1997



Nė tablot abstrakte tė piktorit shqiptar ngjyrat e ftohta dhe tė ngrohta qėndrojnė ballė pėr ballė njėra me tjetrėn duke e qartėsuar studimin kompozicional. Format dhe trajtat abstrakte janė tė zbėrthyera tė studiuara me njė mjeshtri tė veēantė, dhe me shprehje tė forte shqetėsuese tė koloritit tė kėrkuar me emocion dhe inelekt.

Gudrun GROSSMANN, publicist, Tetor 1998



Thonė se eskimezėt i kanė katėrdhjetė fjalė pėr tė bardhėn. Zonat e largėta tė veriut tė banueme me ta, ku netėt janė pėr gjatshė muaj me radhė vetėm "tė bardha", ua pėrkthejnė atyne tė bardhėn nė dyzet nuance, nė dyzet fjalė. Sa mė shumė i shikon pikturat e fundit tė piktorit Besim Lutolli tė cilat ai i tiulloi "Memory" ke ndjenjėn se nė zonat pikturale prej nga vjen Besimi, pokėshtu ngjyrat pėrkthehen nė katėrdhjetė fjalė. Nė atė zone ku Besimi mė duket Sovran, ngjyrat atij i zbulojnė tė gjitha fshehtėsitė e veta, gjithė enigmėn. Ngjyra hapet para piktorit si njė femėn tue i zbulue atij tanė bukurinė e fshehun, dhe nėn temperature e synit tė tij depėrtues ngacmohen, shplohen e tallaziten tanė nuancat e fshehta qė nisin ne dale nė sipėrfaqe me gjithė drithėrimat, dramaticitetin dhe kontraktimin e lindjes.
Sado e ke pėrshtypjen se kėto ngjyra janė tė ndieme e tė mendueme thellė kur i sheh njashtu tė vendosuna nė pėlhurė pa gjurmėt  e vazhgat e brushės e dorės sė piktorit, njashtu nė atė harmoni primordiale e cila na ēon diku te fillet e Krijimit, tė duket se piktori kėtu shėrbeu vetėm si nji transmiter pėrēues, se kėta lamsha ngjyrash ekzistojnė pėrgjithmonė diku si tė tillė, dhe pėrmes piktorit kapėrcejnė kėndej, kėtu tė kthyeme nė dydimenzionalitet, me aludimin dhe ndjelljen e lėvizjes, transmutacionit…ndjelljen e formės, promiskuitetin e saj…ndjelljen e jetės.
Mė duket se piktori edhe pikturon symbyllun, dhe me sytė e brendshėm bredh nėpėr korridoret e shpirtit, trupit, nėpėr zonat e panjohura e tė papame tė botės sė brendshme sikur do me na thanė se po deshe me shikue se ēka ka ma sė largu, atje matanė, nė filllim, vetėm mbylli sytė sepse ajo qė asht Brenda, jasht asht. Me sytė e brendshėm piktori udhėheqė dorėn dhe i hapė vetėm sa pėr ta kėrkue balansin dhe pėrgjasimin qė e kryen kryesisht nė saje tė intuitės e instiktit. Po, harrova, edhe tė kujtesės. Memory, apo s'e titulloi piktori vetė titullin kėshtu. Ai asht vetėm tu e kujtue.
Ai sheh ngjyrėn, kisha thane edhe ndjen atė, e kujton, kujton katėrdhjetė nuancat e saj, sheh formėn, ose ma mirė me thanė ndjelljen e formės…na ban me mendue se me ngjyrė mundet me u shpjegu bota, krijimi, se nė fillim mundet tė ketė qenė ngjyra, njashtu siē ma kujton e kaltėrta e tij e pėrthyme nė katėrdhjetė fjalė, herė supernovėn, e here halucinacionet kaltreme tė nji junkie. Shikojeni tė kuqėn e tij here si gjaku i holluem me ujė, here si e kuqja e placentės qė aludon frytin, e here si material e pėrvlueme.
Kėto tablo tė piktorit Besim Lutolli, njashtu me botėn e shpjegueme me ngjyra, me kėto ngjyra qė pėrkthehen nė katėrdhjetė fjalė, mbi tė gjitha qėndrojnė, rrinė mire, dhe para tyne ke ndjenjėn se mungojnė fjalėt, se nga ato katėrdhjetė fjalė mezi i gjen dhe kap katėr a pesė. Ndoshta para tyne mjafton vetėm me u kujtue.

Migjen Kelmendi, Janar 1999



Besimi urdhėron ta ndjejmė skenėn artistike, manifestin futurist, drejtimin klasik interovert dhe pikturėn metafizike.
Beci bėn kthim kah futurizmi dinamik, konstrukton psikologjinė e re metafizike tė objekteve, objektet i  liron nga logjika funksionale, i pėrcakton nė rrethin normal, i vendos nė qetsinė e veqant magjike.
Beci pikturon gjendjen metafizike me objektin e transformuar, jep tė rrjedh tematika kah surealizimi.

I-NO, 1995



Nė ēdo pikturė tė Besim Lutollit ka atmosphere blu, tė verdhė dhe tė kuqe. Pikturat e kėtij artisti I pėrshkon njė ndjenjė e shprehjes univerzale me metafora tė thella.
Pikturat e Lutollit kanė njė structure dhe harmoni gjeometrike. Simbolet gjeometrike tė thyera nė formė tė vijės serpentine krijojnė harmoni estetike.
Trekėndshi i Lutollit simbolizon martesėn, flakėn, ujin, malin, piramidėn, kokėn e Zotit, lindjen, jetėn, vdekjen si dhe tri zonat kozmike.
Thellėsia e figures fshihet nė harmoninė e brendėshme numerike. Herė-herė figurat gjeometrike simbolizojnė copat e ndara tė gjeografisė sė atdheut.
ME NJĖ FJALĖ: Pikturat e Besim Lutollit duhet tė lexohen si metafora gjeometrike me simbolikė tė fuqishme ngjyrimi.
Shumica e pikturave janė tė forta dhe pėrsosura, ato do tė frymojnė njė kohė gjatė.
Lutolli ėshtė artist specific me energji krijuese qė edhe nėpėrmjet formave tė ērregullta krijon artin abstract me thellėsi semantike.

Gani XHAFOLLI, Letrar




oil on triplex
click on number to change image or wait 5 sec. to be changed automatically
PAINTINGS
BIOGRAFIA   /  EKSPOZITAT  /  KRITIKAT   /   MEDIAT   /   KONTAKT
SHQIP   /    ENGLISH                                  HOME    /